Mik Shumaher “troket” në Formula 1, del kampion në F3

Nuk mund të rrijë Formula 1 shumë gjatë pa një Shumaher. Kampioni i madh, Mikaeli, dominoi në vitet 90-të e 2000, ndërsa tani lufton me vdekjen pas aksidentit, por një pasardhës duket se do ta ketë. Ky pritet të jetë i biri, Mik, i cili me të vërtetë “trokiti” në portat e sportit më të madh të shpejtësisë.

Mik Shumaher u shpall kampion i Formula 3 në Europë, pas garës së fundit në Hokenhajm të Gjermanisë. Ky është titulli i parë për 19-vjeçarin, ndërsa më parë doli nënkampion në Botërorin dhe Europianin e Formula Kartit, dhe në Formula 4 italiane dhe gjermane.

“Do të mendohemi për të ardhmen dhe do të vendosim këto ditë”, – tha Miku, i cili u lavdërua shumë nga shefi i Mercedesit, Toto Volf. “Ai ka dhënë prova se mund të jetë një nga të mëdhenjtë e sportit tonë”, – u shpreh ai.

Sfidanti.al