Sirena franceze, PSG kontakte me Allegrin, por trajneri vijon të studiojë gjuhën angleze

Me titullin e Ligue 1 në xhep dhe kualifikimin për në cerekfinale të Ligës së Kampioneve, Paris Saint Germaini po planifikon sezonin e ardhshëm dhe duket se fati I Thomas Tuchel tashmë është vendosur. Sipas ‘Foot Mercato’, Drejtori Sportiv I kampionëve të Francës, Leonardo dëshiron që të jetë ai që do të zgjedhë trajnerin e ri të skuadrës dhe objektvi I tij është Massimiliano Allegri, një hipotezë kjo që mund të konkretizohet. Sipas ‘Foot Mercato’, Paris Saint Germaini në fakt ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e ish trajnerit të Juventusit.

Por duket se këto kontakte janë vetëm në kuadrein e studimit por që gjithsesi konfirmojnë interesin e klubit transalpine që e ka vënë Allegrin në krye të listës së dëshirave. Vetë Allegri ka shfaqur dëshirën për t’u kthyer në pankinën e një klubi me peshë, por duket se preference e tij është Premier League. Në këtë pikë duket se trajneri livornez vazhdon të studiojë gjuhën angleze për të qenë gati nëse do të marrë telefonatë nga ndonjë klub I madh anglez.

Sfidanti.al