Mallkuar qoftë Covidi! Rama dhe Kombëtarja “tradhëti në minutën e fundit”

Mallkuar qoftë ky virusi ! Madje me të dy emrat e tij, në fillim u  prezantua si Coronavirus, kur dhe bota e futbollit e injoroi  me babëzinë e saj, pastaj me emrin e një vrasësi masiv..Covid 19 ! Dhe nuk mjaftonkur tërë  botën e ka futur në shtëpi,  Covidi po vret edhe dashurinë e madhe “alla shqiptare”, më spektakolare për nga hipokrizia, atë midis kryeministrit Rama dhe Kombëtares së Shqipërisë. Një dashuri që në ditët plot epsh të Europianit u krahasua me “dashurinë e përjetshme” të Romeos dhe Zhuljetës. Edhe atëherë kishte virus, një virus që vriste vetëm të vërtetën, por Romeo dhe Zhuljeta e pranuan  “puthjen armene” , ku golat ishin histori dhe historia u morr peng nga futbolli.   Po sot çfarë ka ndodhur, pse “ Romeo përflet nderin e Zhuljetës” ? Mallkuar qoftë virusi, nëse i bën të dashurit të “vrasin” edhe sekretet e tyre..

Këto ditë, jo një herë, por dy herë, krymenistri Rama duke mësuar popullin e tij se si ta  luftonte me sukses Covidin, ka bërë një krahasim që vret  larg, por nuk del nga bota e viruseve. Pak a shumë, morali i frazës së tij ka qënë i tillë: “ Mos u dorëzoni deri në fund në këtë luftë , mos u e bëni si Kombëtarja që për pjesën më të madhe të ndeshjeve  luftonte mirë dhe në minutat e fundit …pësonte gol!” Ç‘është ky krahasim kaq ndëshkues, tamam në  ditët më të sikletshme, që nëse do të guxonim ta quanim një ndeshje jo me top, por me çmimin e jetës,  u dashka mbyllur porta fort, jo si porta kuqezi , të cilën “virusi” e kishte bërë huq  ta hapte në minutat e fundit…

Kujdes portën në minutat e fundit! Kjo frazë te detyron të vendosesh maskë jo në gojë, por tek veshët,  për disa është si një lojë bilardo kur “mjeshtri me stekë” godet bilën me numrin 10-të…Kombëtaren, për të futur në  gropë bilën e madhe, 15-tën, që i takon pronarit të Kombëtares…

Sfidanti.al