Dibala e Bonuçi: Le të ndihmojmë duke qendruar në shtëpi!

Qendërmbrojtësi juventin,  thotë se në kohë koronavirusi është bërë “dembel” i vërtetë, dhe rri i mbyllur gjithë kohën në dhomën e tij. Leonardo Bonuçi thotë se “dal vetëm kur duhet të ndërroj çarçafët, e të pastroj, ndërsa pjesën tjetër jam aty”. i këtij qendrimi edhe shoku i tij i skuadrës, Paulo Dibala. Argjentinasi i sulmit thotë pak a shumë të njëjtat fjalë.

“Ne kemi vendosur të rrimë mbyllur në shtëpi, – shprehet “La Zhoia”, – duke ndjekur këshillat qeverisë. Faleminderit mjekëve dhe infermierëve, le t’i ndihmojmë duke mos dalë jashtë”. Qeveria italiane së fundmi vendosi të ndalojë çdo dalje jashtë, me përjashtim kur është nevojë urgjente, ndërsa ka lejuar vrapuesit që të ushtrohen jashtë shtëpie, por me kusht që të jenë vetëm, dhe të mos vrapojnë larg shtëpisë”. Parqet publike dhe çdo hapësirë tjetër publike mbetet e mbyllur, ndërsa Italia pati 627 viktima në një ditë, dhe 4 032 gjithsej deri dje në mbrëmje.

Sfidanti.al