Neymar është një prej yjeve të futbollit botëror që kanë braktisur qytetet ku jetojnë dhe skuadrat për të cilat luajnë për t’u kthyer në vendlindje. Kampioni I Paris Saint Germainit ka lënë Parisin në kulmin e emergjencës për coronavirus dhe udhëtoi drejt Brazilit më saktësisht në Mangaratiba ku ka një vilë.
Megjithatë ylli I futbollit brazilian nuk është aspak indiferent ndaj situatës së rëndë shëndetësore që po përballet e gjithë bota dhe personalisht ka dashur të shprehë mbështetjen e tij për të gjithë personelin shëndetësor që është në vijën e parë të luftës kundër virusit Covid 19.
Futbollisti 28 vjecar në profilin e tij në rrjetet sociale postoi një video ku ai shfaqet në banesën e tij duke duartrokitur, një gjest ky që është në shenjë mirënjohjeje për mjekët, infermierët dhe të gjithë punonjësit e tjerë në spitale që janë edhe personat më të ekspozuar ndaj coronavirusit.
Sfidanti.al