Shqiptarët në Europë: Më të dalluarit Uzuni, Bare dhe Kumbulla!

Nuk ishte një fundjavë e madhe, por as për t’u hedhur poshtë. Futbollistët shqiptarë në Europë ishin në përgjithësi titullarë për ekipet e tyre në ligat kryesore. Myrto Uzuni vërtet doli i humbur nga Valencia, në sfidën e La Ligës humbur 1-3, por sulmuesi shqiptar krijoi golin e vetëm të Granadës. Ishte minuta e 56-të kur Domenek shkaktoi autogol pas topit të harkuar nga Uzuni për rezultatin e përkohshëm 1-2. Duke qendruar në La Ligën e Spanjës, Keidi Uzuni ishte titullar në fitoren 2-0 të Espanjolit kundër Getafes. Mesfushori i kombëtares ishte aktiv në sulm e në mbrojtje, duke ndihmuar ekipin katalanas që të mos pësonte gol.

Në Serinë A ishte mbrëmja e duelit mes dy qendërmbrojtësve kuqezinj. Marash Kumbulla ishte titullar për Romën që fitoi 1-0 ndaj Atalantës në stadiumin “Olimpiko”, ndërsa Berat Gjimshiti luajti vetëm 10 minuta për bergamaskët. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga sulmuesi anglez, Abraham, pas topit të dhënë nga Zaniolo. Kumbulla mori notën mjaft të mirë 6.5 duke u vlerësuar për saktësinë dhe personalitetin, ndërsa Gjimshiti nuk pati notë. Në Premier Ligën angleze, Armando Broja pati një ndeshje për t’u harruar. Sauthemptoni u mund 0-4 në fushën e Aston Vilës, përballë një Filip Kutinjo tepër në formë, ndërsa sulmuesi i kombëtares e mbylli sfidën i nervozuar dhe shpëtoi mirë nga kartoni i kuq. Kjo ishte një ndalesë për Brojën dhe Sauthemptonin që kishin pasur shumë ndeshje pozitive radhazi në Premier Ligë.

Sfidanti.al