Shorti i Australian Open, Federer e Xhokovic, pritet sfidë në gjysmëfinale

Roxher Federer nuk do të ketë një rrugëtim të lehtë në ambicien e tij për të fituar turneun e Australian Open të këtij viti. Tenisti zviceran do të nisë mbrojtjen e titullit të fituar në këtë turne Grand Slami në vitin 2017 me ndeshjen ndaj Aljaz Bedene, ndërkohë që në gjysmëfinale nëse gjithcka shkon sipas parashikimeve ai do të ketë përballë Novak Xhokovic. Ky është përfundimi i shortit të hedhur në Melbërn ku të bie në sy prania e zviceranit dhe Xhokovic në të njëjtën anë të tabelës. Tenisti serb, që ka zbritur në vendin e 14 të renditjes botërore, do të luajë ndeshjen e parë në Australian Open ndaj amerikanit Donald Jang. Rafael Nadal duket se është favorizuar nga shorti i hedhur këtë të enjte duke qenë se rivali më i fortë i tij në këtë anë të tabelës është Grigor Dimitrov me të cilin probabiliteti është që të përballet në gjysmëfinale. Parashikimet për turneun e meshkujve të Australian Open përcaktojnë këto sfida cerekfinale: Nadal-Çiliç, Dimitrov-Sok, Tim-Zverev dhe Gofën-Federer.

Për nuk do të jetë kampionia në fuqi, Serena Uilliams, por do të jetë motra e saj dhe finalistja e vitit të kaluar Venus Uilliams e cila do të nisë turneun me një sfidë shumë të fortë atë me Belinda Bencic. në anën e tabelës së Venus Uilliams do të jetë edhe fituesja e US Open, Slon Stivens, ndërkohë që në krahun tjetër shorti vendosi të vërë numrin 1 të botës Simona Halep dhe Garbinje Muguruza. Çiftet cerekfinaliste pritet të jenë Halep-Pliskova, Muguruza-Garsia, Venus Uilliams-Svitolina dhe Ostapenko-Vozniaçki.

sfidanti.al