‘Sheikët’ e merkatos; sa shpenzime Manchester City e PSG

Manchester City dhe Paris Saint Germain janë skuadrat që kanë vendosur një rekord më vete në futbollin evropian përsa u përket shpenzimeve në merkaton e transferimeve. e përditshmja ‘L’Equipe’ ka përpiluar një klasifimim me 10 klubet evropiane që kanë investuar më shumë për të përforcuar skuadrat dhe Citizens e transalpinët qëndrojnë në krye të këtij klasifikimi. Manchester City është në një avantazh të lehtë me 853 milionë Euro shpenzime, kundrejt 850 milionëve të Paris Saint Germain. Podiumin e plotëson skuadra tjetër e qytetit të Manchesterit, United me  784 milionë Euro i ndjekuer nga Chelsea me 644 milionë. Padyshim në këtë klasifikim të ‘L’Equipe’ figuron dhe emri i dy klubeve spanjolle Barcelona e Real Madrid të pozicionuara në vendin e pestë dhe të 6 repsektivisht me 628 milionë e 497 milionë Euro të shpenzuara  gjate viteve të fundit dhe pas tyre vijnë, Juventus, Liverpooli, Arsenali dhe Tottenhami.

sfidanti.al