Shvedi shpartalloi Kroacinë, Rusia e frikëson dot Spanjën?

Me një lojë fantastike, sidomos, në gjysmën e dytë të ndeshjes, baskëtbollistët e Rusisë e befasuan Kroacinë favorite, të paktën, sipas qëndrave të basteve, duke e mundur atë, në Stamboll, me rezultatin 101-78 dhe duke hipur të fundit në “trenin” që i çoi ata në çerekfinale, ku ata i pret Greqia. Në fillim, loja ishte, pak a shumë, e ekulibruar, me një epërsi të lehtë të rusëve, por, më pas, doli në skenë plejmejkeri i shkëlqyer Aleksei Shved, që me lojën e tij plot fantazi dhe trepikëshat, sidomos, në periodën e tretë, pothuajse vetëm e çoi përfaqësuesen ruse drejt fitores së thellë me mbi 20 pikë. Shvedi e mbylli ndeshjen me 27 pikë dhe 11 asistenca. Kurse tek ekipi kroat e vetmja “pikë e shndritshme” ishte Bojan Bogadanoviç me 28 pikë të realizuara.

Rezultatet e fazës 1/16: Sllovenia–Ukraina 79-55, Gjermania – Franca 84-81, Italia-Finlanda 70-57, Greqia-Lituania 77-64, Letonia-Mali i Zi 100-68, Serbia-Hungaria 86-78, Spanja-Turqia 73-56 dhe Rusia-Kroacia 101-78.

Cerekfinalet: Të martën: Gjermania-Spanja dhe Sllovenia-Letonia, kurse të mërkurën: Greqia-Rusia dhe Serbia-Italia.

Sfidanti.al