Qëndroi te Real Madrid; Bale tregon pse ‘injoroi’ Manchester United

Gareth Bale ishte një prej protagonistëve të merkatos së verës pasi emri i tij u lakua shumë  për mundësinë e transferimit të tij te Manchester United. Por në fund asgjë nuk ndryshoi në lidhje me të ardhmen e tij dhe uellsiani edhe këtë sezon do të jete i veshur me fanelën e bardhë të Realit të Madridit. Vetë 27 vjecari ka treguar pse e injoroi skuadrën e Djajve të Kuq duke vënë rëndësinë tek trofetë e fituar. ‘Për një futbollist ka gjithmonë një arsye nëse largohet nga një skuadër-tha Bale-por kur bëhet fjalë për titujt e fituar, ato marrin më shumë vlerë se skuadra që ti je i destinuar të shkosh’. Gjatë qëndrimit të tij te Reali i Madridit, Bale është përballur me kontestimet dhe fërshëllimat e tifozëve. Për sulmuesin e ‘Los Blancos’, për një futbollist që është pjesë e një prej skuadrave më të mira të Bbotës, kjo është dicka normale.

sfidanti.al