Koreja e Veriut me testet e fundit bërthamore po rezulton një kërcënim për botën aq sa detyroi Këshillin e Sigurimit të OKB të ashpërsojë sanksionet ndaj vendit komunist. Një situatë kjo që ka ngritur shumë pikëpyetje edhe në lidhje me Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2018 që do të zhvillohen në Pyeongchang të Koresë së Jugut, dilema të cilat vendosi t’u japë fund presidenti i Komtetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach. Ky i fundit në Kongresin e këtij institucioni të mbajtur në Lima të Perusë deklaroi se Lojërat Olimpike Dimërore të vitit të ardhshëm nuk janë aspak në rrezik. Ai shtoi se të gjithë sportistët koreanoveriorë që do të mund të plotësojnë normat e kualuifikimit do të jenë të mirëpritur për të marrë pjesë në këtë ngjarje të madhe sportive. Lojërat Olimpike Dimërore të Pyeongchang do të mbahen në periudhën 9-25 Shkurt 2018.
sfidanti.al