Toti dhe De Rosi i bëjnë “magji” Kontes që të marrë Romën

Ish-trajneri i përfaqësueses italiane Antonio Konte është vetëm një hap larg Romës. Bisedimet përkatëse po i udhëheqin drejtori Françesko Toti dhe Daniele De Rosi, të cilët të dy bashkë kanë luajtur dhe kanë shkuar mjaft mirë në të kaluarën me Konten në ekipin përfaqësues italian. Janë këtë dy ish-lojtarë të shkëlqyer që po përpiqen ta bindin Konten që ai të bëhet trajner i “ujkonjës” romane, ndërsa është bërë e qartë se Euzebio Di Françesko do të duhet të largohet nga stoli i drejtimit të Romës.
Roma ishte në avantazh me dy gola në ndeshjen kundër Kaljarit fundjavën e kaluar dhe andej nga fundi i ndeshjes kishte edhe dy lojtarë më shumë, por, megjithatë, ajo e lejoi ekipin kundërshtar që të barazonte 2-2, golin e fundit fare pak kohë para vërshëllimës së fundit të gjyqtarit.
Tifozët e Romës tani janë mjaft të zemëruar me kryesinë e klubit, ndërkohë që pronari i tij Xhum Palota, sikurse thuhet, po konsideron mundësinë e shitjes së klubit.
Veç Kontes, kandidatë për t’u ulur në stolin e drejtimit të Romës janë edhe Paulo Sousa dhe Vinçenco Montela.
Sfidanti.al