Mediumet spanjolle dhanë ditët e fundit lajmin se Lionel Mesi kishte blerë për vete dhe familjen e tij një aeroplan me vlerë prej 15 milionë eurosh, madje, me këtë rast, u publikua edhe një foto e avionit të blerë, të dizajnuar posaçërisht për futbollistin argjentinas.
Por… dje erdhi përgënjeshtrimi i këtij lajmi nga vetë Mesi që i deklaroi gazetës “Mundo deportivo” se ky është një lajm i gënjeshtërt dhe se ai nuk kishte blerë asnjë avion!
E vërteta është se Mesi vetëm se kishte marrë me qira, gjatë një periudhe të shkurtër kohore, një avion nga një kompani argjentinase për nevojat e familjes së tij dhe se ky avion tanimë i është kthyer kompanisë në fjalë.
Ishte kjo kompani që ishte kujdesur që Mesi dhe familja e tij të ndjeheshni në këtë avion sa më mirë, duke e “zbukuruar” atë me nismën e saj me emrat e Mesit dhe pjesëtarëve të familjes së tij.
Sfidanti.al