Në “Old Trafford” një megapërforcim: Murinjos i përmbushet..Tobi

Mançester Junajtidi problemet më të mëdha i ka në mbrojtje dhe ato do të duhet të zgjidhen që këtë janar. Mediumet anglezë shkruajnë se kryesia e klubit të tij, më në fund, ia plotësoi dëshirën trajnerit të vet, Zhoze Murinjo, duke filluar bisedimet për blerjen e futbollistit belg Tobi Aldervireld të Totenhemit që prej kohësh ka qenë objektiv i “Specialit” portugez.
Në fakt, ky mbrojtës stoper ka një kontratë me kohëzgjatje deri në fund të sezonit me opsionin që ta zgjasë atë edhe një vitit tjetër, por kryesia e Totenhemit konsideron se është momenti i duhur që përmes shitjes së tij të fitohen para të mëdha. Çmimi i tij është 45 milionë euro, një shumë që nuk përbën ndonjë problem për Junajtidin, megjithëse dihet se Totenhemi është një bashkëbisedues i mundimshëm.
Sfidanti.al