Kristiano Ronaldo është dënuar që të paguajë 3,2 milionë euro në formë gjobe, sepse është përpjekur që të fshehë të ardhurat e tij dhe të mos paguajë taksat përkatëse. Për më tepër, ai u dënua edhe me dy vite burg me kusht. Kështu që ai zgjodhi që “të marrë arratinë” nga Spanja, kurse tani ai thotë se nuk do që “t’ia shohë sytë” Spanjës, madje as si turist.
Ronaldo po shet çdo pronë të patundur të veten në Spanjë, një vilë të veten në një lagje elitare të Madridit për 6 milionë euro, ndërkohë që ka vendosur që të shesë edhe një hotel të tij, duke kërkuar për të 20 milionë euro, shkruan media spanjolle.
Sikurse dihet, Ronaldo nënshkroi kohët e fundit marrëveshje me Juventusin dhe një nga arsyet e largimit të tij nga klubi “mbretëror”, sikurse thuhet, është afera e taksave të papaguara nga ai.
Sfidanti.al