Nuk ka ditë që trajneri i Junajtidit, Zhoze Murinjo, të mos ta kritikojë politikën, sipas tij, të keqe të transferimeve që po ndjek klubi i tij dhe që të mos t’i bëjë vërejtje ndonjë lojtari të vet ose ndonjë anëtari të kryesisë së “djajve të kuq”. Ai, në fakt, në ndeshjet e tanishme përgatitore nuk mund të mbështetet ende te futbollistët që kanë luajtur në kampionatin e fundit botëror të Rusisë, ndërkohë që ankohet vazhdimisht për lojtarët që ka në dispozion. Zemërimin e tij e ndjenë Antonio Valensia dhe Antoni Marsial, por lojtarët nuk duan që ta tolerojnë më sjelljen e trajnerit portugez.
“Sjellja dhe gjendja e tij shpirtërore ndikojnë keq te neve dhe, në vend që të shkojmë përpara, ne po ecim mbrapsht. Duket qartë se ai nuk është i kënaqur nga puna e drejtorit Ed Uduord dhe pakënaqësinë e tij ai e zbraz te të gjithë”, i deklaroi gazetës “Daily Mail” një futbillist i Junajtidit që donte të mbeste anonim, kurse një tjetër tha se sjellja e tij ishte e padurueshme.
E gjithë kjo, sikurse shkruan media angleze, jo vetëm që po e dëmton qëllimin e turneut të “djajve të kuq” në SHBA, por edhe po e bën Murinjon favoritin e parë që të shkarkohet midis trajnerëve të Premier Ligës.
Sfidanti.al