Përse trajneri i ri i Realit, Lopetegi mban gjithnjë syze dielli?

Hulen Lopetegi, sikurse dihet, ka marrë përsipër rolin e trajnerit të Realit të Madridit mbas largimit të Zinedin Zidanes, ndërkohë që tifozët e klubit “mbretëeror” kanë venë re një detaj interesant – syzet e diellit! Ish-trajneri i përfaqësueses spanjolle nuk i heq kurrë syzet e diellit, madje i mban ato në stërvitje edhe kur dielli ka përënduar. Sidoqoftë, ky detaj nuk ka të bëjë me modën, por me arsye shëndetësore.
Lopetegi ka probleme me sytë dhe mjekët i kanë rekomanduar atij që të mbajë gjithnjë syze dielli, kur ndodhet jashtë, që t’i mbrojë sytë e tij nga rrezet ultra violet, shkruan media spanjolle.
Sfidanti.al