Bashkë me dy sezonet e kaluar në Evropë, Shkëndija e Tetovës ka kapërcyer me sukses, të paktën, tëtë ndeshje kualifikuese. Mbas ekipit TNS, para djemëve të trajnerit Qatip Osmanit ra edhe ekipi moldovas Sherif Tiraspol.
“Dua që t’i përshëndes djemtë e mi për futbollin që kanë luajtur. Eliminimi i Sherif Tiraspolit na ka sjellë një kënaqësi të madhe. Ky është një sukses i madh dhe ne të gjithë në klub jemi të gëzuar. Tani, ne do të vazhdojmë më tej pa presion dhe unë kam bindjen se ne jemi në gjendje të ecim më tej”, tha Osmani në konferencën e shtypit mbas ndeshjes me Sherifin moldovas.
Tani, futbollistët e Shkëndijës në Ligën e Kampioneve i pret ekipi i fortë austriak, Red Bull i Salcburgut, të martën e ardhshme në Salcburg dhe, më 14 gusht në Shkup, ku do të luhet ndeshja e kthimit.