Tallet Di Françesko i Romës: Kërkova Mesin, por nuk e morën dot

Kur shpenzohet kështu për Kutinjon, Van Dajkun apo Sançezin do të thotë se futbolli merr superxhiro. Entuziazmi mbyll realizmin dhe një pyetje prej “100 milionësh” i bëhet trajnerit të Romës, Euzebio Di Françesko. “Përse nuk keni shpenzuar për të blerë, çfarë lojtari i duhet klubit?”, ishte pyetja. Di Françesko nuk pati zgjedhje tjetër përveçse të përgjigjej me një batutë tallëse. “Kërkova Mesin, por ishte shumë i shtrenjtë për ta marrë, – tha ai, – ju e dini se Roma duhet të bëjë kujdes me rregullat e Lojës së Ndershme Financiare, ju i dini mundësitë tona”.

Çdo të ndodhë me Xhekon? “Shpresoj të qendrojë, – u përgjigj trajneri, – unë nuk jam brenda bisedimeve, janë çështje të klubit, dhe duhet të ketë arsye që po mendojnë ta transferojnë Xhekon dhe Palmierin. Gjithsesi, nuk e prisja”. Në fund, “Di Fra” thekson se “unë jam trajner i Romës edhe në ditë të mira, edhe në ditë të vështira, dhe tani na takon të përballojmë ditët e vështira”.

Sfidanti.al