Minuta e 11 e ndeshjes mes Paris Sën Zhermenit dhe Monpeliesë është momenti i Edinson Kavanit. Sulmuesi uruguajan pas një pasimi të Rabio shënoi golin e parë për skuadrën e tij, por në të njëjtën kohë shkroi edhe emrin në historinë e Paris Sën Zhermenit.
Për Kavanin ai i Monpeljesë ishtë goli i 157 në karrierë me fanelën e klubit parizien që e bën atë shënuesin më të mirë të këtij klubi duke lënë pas Zlatan Ibrahimovic që në periudhën 2012-2016 shënoi 156 gola për Paris Sën Zhermen. Ndërkohë që shumë më prapa ka mbetur portugezi pauleta me 109 gola të shënuar me Paris Sën Zhermen në 2003-2008.
Është një moment i artë ky për Kavanin në këtë pjesë të sezonit në kampionatin franceze. Ai së bashku me Neymar dhe Mbape pritet të jenë kërcënimi më i madh për realin e madridit në ndeshjen e 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve.
sfidanti.al
.