Edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të kampionatit evropian për meshkuj që po zhvillohet në Zagreb, ndodhi një e papritur tjetër, pasi Suedia mundi, mbas dy shtesave, 35:34, Danimarkën, ndërsa të dielën ajo do të ndeshet për medaljen e artë me Spanjën që mundi në gjysmëfinalen e parë Francën kampione. Danimarka dhe Franca që, para Evropianit, konsideroheshim si favoritet kryesore të tij dhe parashikohej që ato të dilnin në finale, tani, do të luajnë për vend të tretë ose të katërt.
Kështu, kampioni i ri i Evropës do të dalë nga ndeshja mes Suedia dhe Spanjës që do të luhet të dielën, ora 20:30. Suedia, në fakt, udhëhoqi gjatë të gjithë ndeshjes, por, megjithatë, në fund, Danimarka arriti që të barazoi 28:28, duke e çuar ndeshjen drejt shtesës, gjatë së cilës Spanja, gjithashtu, udhëhoqi, por danezët arritën përsëri që të barazonin. Por kësaj here, suedezët e ruajtën epërsinë, duke e fituar ndeshjen 35-34.
Sfidanti.al