Te Milani nuk mjaftojnë problemet me rezultatet sportive, atyre iu shtohen edhe ato që kanë të bëjnë me planet financiare të klubit. Në selinë e kuqezinjve kanë ardhur sinjale që flasin për refuzimin e UEFA të projektit të pronarëve të Milanit pasi sipas drejtuesve të këtij institucioni nuk janë plotësuar kriteret e fairt Play financiar.
Një situatë që ngjall panik te Milani që rrezikon sanksionet nga qeveria e futbollit evropian që shkojnë nga kufizimet deri në përjasshtimin nga kompeiticionet më të rëndësishme të Kontinentit të Vjetër. Kjo do të thotë se drejtuesit e Milanit do të duihet të kërkojnë zgjidhje të tjera për të sistemuar këtë cështje ku nuk përjashtohet nxjerrja në merkato e disa prej futbollistëve më të rëndësishëm të tij
Reagimi nga kuqezinjtë nuk ka munguar me Marko Fasonen që është shprehur jo pa nota pesimizmi. ‘Sot në mëngjes të gjitha gazetat po bënin funeralin tonë përpara kohe-tha Fasone-i respektoj komisionet e UEFA dhe unë shpresoj që ato të marrin vendime neutrale. Por dyhet thënë se UEFA bëri kërkesa që janë të pamundura për t’u plotësuar për Milanin dhe çdo klub tjetër’
sfidanti.al