Mallkim mungesash tek Reali në prag të Seviljes në La Liga!

Nëse Reali dëshiron të ketë shpresa për të mbrojtur titullin në Spanjë këtë sezon, atëherë duhet të fitojë ndeshjet. Si i bëhet, veçse, kur shkon copë-copë në një nga ndeshjet më të vështira, siç është ajo ndaj Seviljes në “Bernabeu”? Trajneri Zidan duhet të shpikë diçka krejt të veçantë, pasi në atë përballje mbrojtja e tij thuajse nuk do të ekzistojë.

Rafael Varan u dëmtua (sërish) në sfidën ndaj Dortmundit në Champions, kapiteni Sergio Ramos është i pezulluar, Karvahal nuk luan, po ashtu as Kasemiro. Zidan po mendonte të vendoste të riun Çendo në krah, por i thanë se edhe ai është i pezulluar. Mirë që ka sulmin në formë të paktën, me Ronaldon, Asension, Majoralin apo Lukas Vaskezin.

Sfidanti.al