Është një vajzë në Angli që i ngjan shumë Rihanës. Ajo quhet Kandis Bruk dhe së fundmi duket se është lidhur me një yll të futbollit. Bëhet fjalë për lojtarin e Mançester Sitit, Leroi Sane, i cili duket se e konfirmon dashurinë mes tyre me fotot e hedhura në adresën e tyre në Instagram. Diçitura e njërës prej fotove ishte “fshehtësi” në gjuhën gjermane (geheimnis) meqë Sane është lojtar i kombëtares së Gjermanisë. Natyrisht, dikush mund të donte të bënte shaka me lojtarin duke thënë se “atij i duket sikur është lidhur me Rihanën”. Gjithsesi, Leroi duket shumë i lumtur me Rihanën e tij, Kandis Brukun.
Sfidanti.al