Një histori e Zhan Todit në 2001 tregon madhështinë e Shumaherit

“Mikael na mungon shumë, është atje duke luftuar ende”. Ishin këto disa nga fjalët e presidentit të Federatës Botërore të Automobilizmit, Zhan Tod, për Shumaherin, ndërsa intervistohej nga revista “Autosport”. Todt (që mund të lexohet edhe Tot) tregoi, pastaj, një histori të vitit 2001, kur ai ishte shef tek Ferrari dhe punonte bashkë me pilotin gjerman. “Ishim në prag të sezonit 2001 dhe Shumi m’u afrua pak si me druajtje dhe më tha që ta lejoja të bënte prova në Fiorano. “Më lejoni të bëj teste në Fiorano, – tha gjermani, – dua të shikoj nëse jam ende në gjendje për të pilotuar si një kampion i botës”. Ai ishte kampion i botës në fuqi, pasi kishte fituar në 2000 titullin e katërt në karrierë, dhe Tod thekson se “ato fjalë treguan se ai nuk ishte aspak arrogant, por shumë i thjeshtë”. Francezi rrëfeu se Shumi ishte njeri që gjithnjë kërkonte shumë nga vetja, plot me dyshime nëse ishte aq i mirë sa duhet apo jo.

Sfidanti.al