Ibra nuk njeh modesti, ja sesi u prezantua para Murinjos në 2016

Përpara sesa Suedia të eleminohej nga një fazë finale e Botërorit, Zllatan Ibrahimoviç thoshte se “nje botëror pa mua nuk ia vlen të shikohet”. Modestia duket se nuk është “minus” për të, dhe kjo konfirmohet edhe nga shoku i skuadrës, Huan Mata, i cili tregon një sekret nga “Old Trafordi”. Futbollisti i kombëtares së Spanjës rrëfen sesi u prezantua Ibra kur mbërriti tek Mançester Junajtidi në verën e vitit 2016.

“Shpresoj që ju ta keni kuptuar se Zoti mbërriti”, – u tha ai njerëzve të stafit, që atë ditë nuk e kishin në krye një tjetër njeri që nuk e njeh modestinë si Zhoze Murinjo. “Kur Zllatani mbërriti ne ishim në turne jashtë Anglisë, ndaj ai u takua me pjesëtarët e tjerë të stafit, – tha Mata, – Ibra i pa ata nga lart poshtë dhe u tha pikërisht ato fjalë. Njerëzit e stafit filluan të dridheshin, ndërsa Ibra filloi të qeshte me të madhe”.

Sfidanti.al