Krizë? Ronaldo mbetet “mbret i golit” në Ligën e Kampionëve

Në ligën spanjolle ka vetëm 2 gola në 10 takime të luajtura, por Championsi mbetet “eldorado” për Kristiano Ronaldon. Në “tokën e bekuar”, portugezi vazhdon të shkëlqejë ashtu si më parë dhe këtë sezon vendosi një rekord të ri. Ai u bë i pari futbollist në historinë e Ligës së Kampionëve që shënon gola në secilën prej 6 ndeshjeve të grupit. Ia doli ndaj APOEL-it dy herë (dy në shtëpi, dy jashtë), ndaj Totenhemit (nga një gol në çdo ndeshje) dhe ndaj Dortmundit (dy në Gjermani, një në Spanjë). Në total, Ronaldo ka 115 gola në Champions, nga të cilët 99 për Realin.

Sfidanti.al