Spartaku i Moskës ka një doktoreshë mjaft seksi, por që u bë shumë e njohur me rregullat që ka vendosur. Mediat ruse dhe ato britanike njoftojnë se Viktorija Gamejeva vendosi t’u ndalonte seksin futbollistëve të ekipit, 2-3 ditë para ndeshjes së Championsit ndaj Liverpulit në “Anfild”. Natyrisht, doktoresha shpresonte që forma e lojtarëve të ekipit moskovit të ishte më e mirë dhe që ata të shkaktonin ndonjë të papritur në Angli.
Fatkeqësisht nuk ndodhi kështu, dhe Spartaku u mund 0-7. Gamejeva thoshte përpara ndeshjes se “nga këndvështrimi mjekësor, seksi para ndeshjeve ndikon pozitivisht vetëm tek femrat”. Këto fjalë të sajat për një televizion rus u hodhën poshtë nga realiteti, veçse këtu mund të ngrihen tri hipoteza. Ose lojtarët bënë seks fshehurazi dhe prandaj u mundën 0-7, ose ata nuk bënë seks dhe nuk luajtën fare të zemëruar me doktoreshën, ose nuk bënë seks, por aq e kishin takatin dhe Liverpuli u tregua shumë i mirë. Nuk e dimë saktësisht se cila mund të jetë e vërteta.
Sfidanti.al