Festimi më i çmendur në Norvegji, me kupën mbulon gjenitalet

Vendet nordike njihen si ato që kanë shoqëritë më të emancipuara dhe të lumtura të botës. Veçse, të emancipuara dhe të zhvilluara do të thotë edhe liberale në sjellje dhe që thyejnë tabutë. Diçka të tillë e bëri edhe mbrojtësi norvegjez, Aleksandër Melgalvis Andreasen që festoi i zhveshur nudo fitoren e Kupës së Norvegjisë nga ekipi i tij, Lilestromi.

Jo vetëm kaq, por për të mbuluar lakuriqësinë e vet, ai përdori Kupën e Mbretit, duke e vendosur përpara organeve gjenitale. Sjellja e Andreasenit solli kritikë nga një drejtues i Federatës që tha se “ai duhej të kishte treguar pak më shumë respekt për kupën, ndonëse nuk mendoj se e bëri me qëllim”.

“E kuptoj që ka njerëz që mund të mos e kenë pëlqyer festimin tim, – tha mbrojtësi pa u shqetësuar shumë, – mos vallë duhet t’u kërkoj falje mbretit?” Kësaj ironie ai i shtoi edhe fjalët për gjyshen e tij. “Ajo do të kishte menduar keq për mua, por për fat nuk e ka parë ndeshjen dhe ceremoninë, pasi ajo nuk ka internet dhe rrjete sociale”, – përfundoi Andreasen.

Sfidanti.al