Profili i Ronaldo Jr në Instagram që bëri xhiron e botës…fals

Kristiano Ronaldo Jr, djali i madh i Kristiano Ronaldos, këtë të martë u bë protagonist për shkak të lajmit për hapjen e një profili në rrjetin social Instagram, që bëri xhiron e të gjithë botës. Profili që po verifikohej nga vetë kompania, shfaqej si profile zyrtar i vogëlushit  dhe në më pak se një ditë e gjysmë arriti në kuotën e 70 mijë ndjekësve.

Profili i tij mori famë sepse mes 6 fotove të publikuara ishte dhe ajo ku vogëlushi shfaqej duke shtrënguar duart me Lionel Messin të cilin e përkufizoi si idhullin e tij. Fotoja ishte bërë në mbrëmjen gala të ceremonisë së cmimit ‘The Best’. Në fund resultoi se ky profil në Instagram i djalit të Kristianos ishte fals dhe pas pak orësh ai u mbyll edhe pse numri i ndjekësve po rritej gjithnjë e më shumë.

Sfidanti.al