Havier Maskeranos po i vjen koha të largohet nga Barcelona. Në median spanjolle po flitet për nisjen e bisedimeve mes futbollistit dhe drejtuesve të klubit katalanas për largimin e argjentinasit në merkaton e muajit janar, pavarësisht dëmtimit në gju të Umtiti që do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 45 ditë dhe dëshirës së trajnerit Valverde për ta mbajtur atë në skuadër.
Mësohet se për Maskeranon ka shfaqur interes një klub kinez që është gati të ofrojë 5 milionë Euro për kartonin e tij, ndërkohë që Barcelona ka filluar kërkimet për gjetjen e pasuesit të Maskeranos dhe emri që po përmendet së fundmi është ai i Stefan De Vraj i Lazios.
Holandezi ende nuk e ka rinovuar kontratën me klubi roman edhe pse presidenti Lotito i ka nisur bisedimet prej kohësh me përfaqësuesit e futbollistit. Presidenti i Lazios po ndjen e rrezikon që të humbasë De Vraj me parametra zero dhe kështu që do të preferojë që ta shesë futbollistin qoftë kjo edhe në minutën e fundit sic ndodhi me Keita që e kaloi te Monako. Por De Vraj nuk ndiqet vetëm nga Barcelona, në garë për 26 vjecarin holandez janë edhe Juventus e Interi.
Sfidanti.al