Shakira është duke kuruar kordat vokale, problemet me të cilat e shtynë atë të anulojë turin e saj në botë për prezantimin e albumit të ri ‘El Dorado’. Por jo vetëm kaq, 40 vjecarja duhet të përballet edhe me zërat që flasin për një krizë në lidhjen e saj me futbollistin e Barcelonës
Këngëtarja kolumbiane për të vërtetuar të kundërtën e asaj që po flitet vendopsir të përdorë rrjetet sociale duke i dhënë një mesazh të këndshëm qendërmbrojtësit të përfaqësueses spanjolle. Në profilin e saj në Instagram ajo publikoi një foto të Pike të shoqëruar me mesazhin; ‘Sa i lezetshëm me këto këpucë’
Në foto Pike shfaqet duke buzëqeshur dhe data e kryerjes së saj ishte menjëherë pas përfundimit të nmdeshjes së Ligës së Kampioneve me Sporting Lisbonë që Barcelona e fitoi 2-0
sfidanti.al