Kristiano Ronaldo fiton Topin e Artë të vitit 2017

Kristiano Ronaldo arriti një tjetër sukses të madh në karrierë, duke fituar Topin e Artë për vitin 2017. Revista “Frans Futboll” zbuloi fituesin në një ceremoni të shkëlqyer të organizuar në Paris, ku portugezi rivalizoi me Lionel Mesin dhe Nejmarin deri në fund. Suksesi i CR7-ës ishte i dyti pasi mori çmimin e Lojtarit më të mirë të vitit nga FIFA, duke u barazuar në gjithçka me Mesin. Argjentinasi i Barcelonës doli i duti, ndërsa Nejmar i Paris SG i treti, me Xhixhi Bufonin në vendin e katërt. Besohet se, Ronaldo ia doli të merrte votat që i duheshin për shkak të trofeve të shumtë që fitoi Realin, si Championsin, La Ligën, Superkupën e Europës dhe Superkupën e Spanjës.

Sfidanti.al