Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit zbulon të gjitha enigmat në lidhje me Botërorin e Formula 1 të vitit 2018. Institucioni më i lartë i kompeticioneve automobilistike në mbledhjen e zhvilluar në Paris miratoi kalendarin e kampionatit të vitit të ardhshëm ku të rejat nuk mungojnë.
Një prej risive të Botërorit të Formula 1 për 2018 është rikthimi në të pas një dekade i garës së Francës që do të zhvillohet ne Pol Rikard apo sic quhet ndryshe Lë Kastële. Ky cmim i Madh është përcaktuar që të zhvillohet në datën 24 qershor. Tjetër e re e kalendarit të Formula 1 për 2018 është kthimi i Cmimit të Madh të Gjermanisë që do të zhvillohet në pistën e Hokenhajmit. Po kështu kalendari i Formula 1 i 2018 ka parshkuar edhe ndërrimin e datave mes garës së Kinës dhe asaj të Bahreinit me këtë të fundit që do të jetë e dyta në renditjen. Por jo vetëm kaq, FIA bëri ndryshime edhe në rregulloren e sak pikërisht në cështjen e penalizimit të pilotëve. Nëse ndonjëri prej tyre penalizohet me 15 pozione në startin e garës, ai automatikisht do të niset nga vendi i fundit. Botërotri i Formula 1 do të nisë në 25 mars me Cmimin e Madh të Australisë në Melbërn dhe do të mbyllet në 25 nëntor me garën e Abu Dhabit.
sfidanti.al