Shpenzoi mbi 200 milionë euro, mori 10 emra të rinj dhe tani thotë: “S’kam lojtarë”?!

Klubi i Milanit e zgjidhi mirë “qesen”, këtë verë, duke shpenzuar mbi 200 milionë euro, dhe, kështu, Vinçenco Montela, mori 10 emra të rinj, por, megjithatë, ky trajner italian tani thotë se nuk ka lojtarë të përshtatshëm për skemën 4-4-3. “Rosonerët” ishin më aktivët në Kalçon italiane, gjatë verës së kaluar, qëkur ky klub ra në duart e pronarëve kinezë, kështu që në “San Siro” erdhën 10 futbollistë të rinj, për të cilët u shpenzuan mëse 200 milionë euro. Por, megjithatë, rezultatet që ka arritur Milani, deri tani, në këtë fillim sezoni, lënë për të dëshiruar, ndërkohë që, në raundin e fundit të Serisë A, ai humbi ndaj Romës, madje, para tifozëve të vet, që është humbja e tretë e Milanit ë shtatë ndeshjet e para të kampionatit.

Trajneri Montela po luan sipas skemës 3-5-2 që nuk po jep rezultatet e duhura, kështu që ai u pyet, nëse po mendon që ta ndërrojë mënyrën e lojës dhe të kthehet te 4-3-3? Duke u përgjigjur, Montela tha se ai nuk ka lojtarët e përshtatshëm për një skemë të tillë, më konkretisht, sulmues anësorë që mund të shënojnë nga 12-15 gola për sezon. “Për skemën 4-3-3, ne kemi nevojë për sulmues anësorë që të shënojnë 12-15 gola për sezon”, thotë Montela, duke shtuar se, “psh., Insinje shënon 15 gola, ndërsa Kaljehoni midis 12 dhe 15. Ne nuk kemi lojtarë të tillë”.

Sidoqoftë, shumëkush ngre supet sesi ka mundësi që të blesh kaq shumë lojtarë dhe, përsëri, nuk ke lojtarë?!

 

Sfidanti.al