Kris Frum, “një kanibal” që pedalonte natën dhe një “peshkop”!

Dihet që për t’u bërë kampion i madh duhen sakrifica po kaq të mëdha (ndoshta edhe ndonjë gjë tjetër). Jo gjithkush ia del ta kalojë sfidën, por Kris Frum thotë se është nga ata që ia ka dalë. E tregojnë rezultatet me 4 fitore të çiklistit britanik në Turin e Francës, një më pak se rekordet e më të mirëve si Merks, Ino, Ankëtil apo Indurain. Në një intervistë të kohëve të fundit, Frum rrëfehet dhe thotë se ishte një periudhë kur u çmend fare.

“Ngrihesha nga gjumi në 8 të mëngjesit, – tha ai, – haja mëngjes, stërvitesha 5-6 orë, pushoja, haja drekë, stërvitesha pasdite vonë për 5-6 orë deri në 2 të natës”. Kjo torturë vazhdoi një javë, pastaj erdhi kapitja dhe Frum kuptoi se nuk mund të vazhdonte ashtu. Gjithsesi, sakrifica ka qenë e madhe, pa jetë shoqërore, dhe pa pirë as birrë. “Fiziku e ndjen menjëherë, – thotë ai, – duhet të kontrolloj veten sesi ushqehem dhe sesi pushoj”.

Sfidanti.al