Shevçenko s’i shqitet Milanit: Mos prisni mrekullinë nga ky ekip!

Sulmuesi legjendar ukrainas i Milanit, Andri Shevçenko, konsideron se “pazari” i klubit milanez, gjatë kësaj vere, ka qenë kaotik, por, mëgjithatë, i uron atij më të mirën. Ky ish-futbollist i shkëlqyer dhe, aktualisht, trajner ukrainas, me bluzën e Milanit ka shënuar 175 gola në 322 ndeshje, ndërsa ka arritur që me ekipin e “San Siros” të fitojë edhe Ligën e Kampioneve, më 2003, kur mundi me penallti Juventusin.

“Të them të drejtën nuk e di se çfarë do të ndodhë, por, sidoqoftë, ekzistojnë dy mënyra për të arritur sukses dhe ky është: një sukses i planifikuar dhe një spontan! Kam mendimin se pazari i Milanit gjatë kësaj vere ka qenë kaotik dhe se ai nuk ka pasur ndonjë plan të përcakuar që më parë. Klubi ka blerë mjaft futbollistë të rinj dhe ka lojtarë për të gjithë pozicionet, por, megjithatë, nuk jam i sigurt se çfarë mund të pritet nga ky ekip, pasi ai është, relativisht, i ri, por unë i uroj atij më të mirën”, thotë Shevçenko.

Sfidanti.al