Media italiane shkruan se akoma nuk mund të përjashtohet mundësia që kroati Luka Modriç të bashkohet me Interin. Që nga Botërori e këtej, vazhdojnë spekulimet për transferimin eventual të tij nga Reali për tek Interi i Milanit. Transferimi, në fakt, nuk ndodhi gjatë kësaj vere, por kjo nuk do të thotë se ai nuk mund të ndodhë janarin e ardhshëm.
“Mediaseti” vinte në dukje dje se ka shumë mundësi që mesfushori kroat ta vejë firmën e tij në kontratën e re në Milano, janarin e ardhshëm, ndërkohë që ekipi “kuqezi” po lë për të dëshiruar këtë fillimsezoni në Serinë A.
Luka Modriçi ka ardhur te Reali në vitin 2012 dhe me të ai fituar tre tituj radhazhi të Ligës së Kampioneve, ndërkohë që ai është edhe një nga lojtarët kyç të ekipit “mbetëror”.
Sfidanti.al