Për herë të parë, ndeshjet e Ligës së Kampioneve (LK) do të luhen në dy termine kohore, në vend të një që ka qenë deri tani, 20:45, dhe sezon i ri i saj do të fillojë me duelet në Barcelona dhe Milano. Me ndeshjet të martën dhe të mërkurën do të nisë sezonit i 64-t i konkurrimit më elitar evropian dhe i 27-të, qëkur ai luan nën emrin Liga e Kampioneve. Në në këtë sezon të ri do të aplikohet një sistem i ndryshuar kualifikimi me tetë vende për ekipet kualifikues në vend të 10 që ka qenë deri sezonin e kaluar, ndërkohë që këtë të martë dhe të mërkurë ndeshjet do të zhvillohen në dy orare 18:55 dhe 21:00.
Deri sezonin e kaluar, ndeshjet zhvilloheshin vetëm në një orar 20:45, me përjashtime të rralla në 18:00. Në raundin e parë të LK-së, të martën dhe të mërkurën, do të zhvillohet nga dy ndeshje më të hershme, kështu që sezoni i ri do të hapet me ndeshjet Barcelona-PSV Aindhoven dhe Inter-Totenhem.
Reali Madridi do të mbrojë titullin, ndërkohë që në këtë sezon të LK-së do të luajnë gjithsej 13 nga 22 kampionët e deritanishëm të Evropës. Derbi i këtij raundi mund të konsiderohet ndeshja Liverpul-PSZH e Grupit C, por si një e tillë mund të konsiderohet edhe ndeshja mes Realit të Madridit dhe Romës gjysmëfinaliste të vjetshme të LK-së.
Në LK, gjatë këtij sezoni, do të luajnë ekipe nga 15 vende, ndërkohë që gjatë tre sezoneve të kaluar ka pasur nga 17 dhe, qëkur (1993) kjo ligë po luhet me emrin Liga e Kampioneve, ekipe debutues në fazën e grupeve të sezonit të ri janë Crvena Zvezda, Jang Bojs dhe Hofenhajmi. Finalja e LK-së është parashikuar që të zhvillohet në qershor të vitit të ardhshëm në Madrid në stadiumin e Atletikos.
Sfidanti.al