E mendonte veten të larguar dhe dëshironte me gjithë zemër që të ndodhte kështu. Kristiano Ronaldo ndihet si një i burgosur në një qeli prej floriri tek Juventusi (për shkak të rrogës 31 milionë euro në sezon), ndërsa ende ka shpresë që të transferohet. Lajmet nga Italia janë që superylli portugez, përtej korrektesës profesionale që e ka të panjollë, nuk ka shumë komunikim me shokët e ekipit dhe me trajnerin Alegri. Pra, krejt tjetër gjë nga sa priste dhe kërkonte Alegri. Sidoqoftë, lajmi tjetër është që Mançester Siti nuk ka pranuar ndërhyrjen e bërë nga agjenti i CR7-ës, Mendes, e po ashtu Ançeloti ka hedhur poshtë lajmet për një rikthim të tij tek Reali. Mbetet vetëm Paris SG, por me kusht që Mbape të largohet.
Sfidanti.al