Dinamo e Zagrebit fillimisht sikur kishte rënë dakord, por kampionët e Kroacisë tani nuk duan që të nxitohen. Lirim Kastrati, shqiptari i Kosovës, me shumë gjasë nuk do të kalojë dot tek Verderi i Bremenit në Bundesligën e dytë gjermane. Verderi është gati të paguajë 2 milionë euro, siç thonë mediat, por Dinamo dëshiron të presë. Së pari synohet kalimi i pengesës së Sherifit të Tiraspolit në plej ofin e Championsit, pra sigurimi i fazës së grupeve. Nëse kjo ndodh, atëherë Dinamo do të ketë nevojë për një skuadër më të gjerë, pra Kastrati mund t’i hyjë në punë sidomos në Ligën e Parë të Kroacisë.
Sfidanti.al