Rumenige thotë se Halandi shkon tek Liverpuli, por është Mikaeli jo Karl-Hajnci

Ka jetuar një jetë sportive nën hijen e vëllait të madh, dhe ndoshta jashtë Gjermanisë pak e mbajnë mend. Ai quhet Mikael Rumenige dhe është vëllai i vogël i Karl-Hajnc Rumeniges, që i ka marrë gjithë lavdinë e mbiemrit, duke qenë edhe sulmues i shkëlqyer i Bajernit dhe i Gjermanisë, edhe drejtues i madh i bavarezëve. Gjithsesi, Mikaeli ka emrin, karrierën dhe mendjen e tij, dhe një mendim i tij është që Erling Halandi do të shkojë tek Liverpuli. “Mendoj se ai do të shkojë në Angli, – thotë Rumenigia i vogël, – ju e dini se ka pasur interesim nga Man. Siti dhe Çelsi. Reali e Barcelona janë gjithnjë aty, por unë mendoj Anglinë. Imagjinoj që mund të shkojë edhe tek Liverpuli”.

Sfidanti.al