Roma, ëndërron Higuainin; ofron Xhekon, por Juventus e refuzon

Pavarësisht sezonit zhgënjyes që po zhvillon, Gonzalo higuain vazhdon të jetë në qendër të zërave të merkatos. në Itali në orët e fundit po flitet shumë për situatën e argjentinasit që nuk hyn në planet e Juventusit, ndërkohë që edhe Celsi nuk ka ndërmend të blejë kartonin e tij në fund të sezonit.

Higuain që ditët e fundit deklaroi edhe tërheqjen nga kombëtarja me një deklaratë polemizuese, duket se është vënë në shënjestrën e Romës që nuk e ka fshehur interesin për të teksa kërkon që të formojë sërish binomin Sarri-Higuain për sezonin e ardhshëm.

Klubi roman tashmë e ka bërë ofertën e parë në drejtim të Juventusit, por që nuk e ka bindur shumë këtë të fundit. Në fakt roma i ofroi Zonjës së Vjetër përfshirjen në tratativa edhe të Edin Xhekos, por bardhezinjtë duan 36 milionë euro për sulmuesin argjentinas, që është e njëjta shifër me të cilën ka arritur akordin me Celsin.

Por jo vetëm kaq, shifra prej 36 milionë Eurosh është identike me atë të klauzolës së zgjidhjes së kontratës së Manolas me verdhekuqtë. Juventusi po e ndjek me interes mbrojtësin grek dhe do të tentojë blerjen e tij në rast se dështojnë tentativat për De Ligt nga Ajaksi për të cilin duket se në pole position është Barcelona. në këtë pikë nuk duhet harruar as Nikolo Zaniolo, që do ta bënte akoma më të ndezur aksin e merkatos Torino-Romë.

sfidanti.al