PSG dhe Real Madrid, sfidë dhe në merkato? Në shënjestër Donaruma

Xhanluixhi Donaruma ka shkaktuar një tërmet te Milani dhe tashmë situata e tij ka dërguar një sinjal te klubet më të rëndësishme evropiane që duan shërbimin e tij. Dy prej këtyre klubeve janë edhe Paris Sën Zhermen e Reali i Madridit, sfida mes të cilëve duket se do ta kalojë fushën e gjelbër të futbollit për t’u zhvendosur në merkato.

Donaruma ka një kontratë me Milanin deri në vitin 2021 por rreziku që ai të anulojë atë është shumë i madh. Nëse kjo do të ndodhë, atëherë ai në muajin shkurt është i lirë të nisë bisedimet me klube të tjera ku parizienët dhe madrilenët janë në krye të listës dhe dy opsione krejtësisht të realizueshme.

Në rastin e Paris Sën Zhermen, Raiola ka raporte shumë të mira me drejtuesit e klubit transalpin që mund të lehtësojë gjërat. Ndërsa Reali i Madridit mund ta shohë si një përforcim ideal për sa i përket portësdhe për ta bashkuar me Navas dhe Kasijan.

Sfidanti.al