Edhe Frum në kthetrat e dopingut? Rezultoi pozitiv me salbutamol

Pas një periudhe qetësie, bota e çiklizmit tronditet sërish nga doping, Këtë radhë bëhet fjalë për britanikun e Team Sky, Kris Frum i cili ka rezultuar pozitiv me substancën Salbutamol në testet antidoping të kryera gjatë Xhiros së Spanjës. Lajmi është konfiermuar nga Federata Ndërkombëtare e Çiklizmit e cila ndër të tjerat theksoi se Frum i është nënshtruar edhe analizave të dyta.

Në testet e Frum rezultoi se niveli i Salbutamolit që e përdorin personat astmatikë, ishte 2000 nanogramë për mililitër, ndërkohë që kufiri i lejuar është 1000.  Testet antidoping u kryen pas përfundimit të etapës së 18 të ‘La Vueltas’ të cilën Frum e fitoi me një diferencë prej 20 sekondash kundrejt Nibalit. Do të jetë pikërisht ky I fundit fituesi i Xhiros së Spanjës nëse britaniku do të skualifikohet.

Ndërkaq, Frumka reaguar pas asaj që ndodhi duke deklaruar se  salbutamolin e mori pas këshillës së mjekut duke qenë se ai është astmatik sigurisht duke respektuar kufijtë e lejuar. Ai theksoi gjithashtu se do të ndihmojë UCI në hetimet e tij duke dhënë të gjitha informacionet që do t’i duhen.

Sfidanti.al