Përrallë futbolli italiane, Montela  përsëri trajner te Milani?

Klubi i Milanit, para afro një muaji, vendosi që të bëjë një ndryshim të madh, duke shkarkuar nga detyra trajnerin kryesor të ekipit, Vinçenco Montela, por ky i fundit, megjithatë, mund të kthehet përsëri te “rosonerët”. Kështu bëjnë të ditur, të paktën, disa mediume të Apenineve që vënë në dukje se pozita e trajnerit të ri, Xhenaro Gatuzo, ka mbetur pezull, pasi ajo do të varet, në një shkallë të madhe, nga rezultati i ndeshjes se Kupës me Interin dhe ndeshja e Serisë A me Fiorentinën. Nëse Milani dështon në këto dy ndeshje, atëherë, ka shumë mundësi që Montela ta marrë përsëri timonin e Milanit, për më tepër që ai është ende nën kontratë.

Në fakt, në Itali, situata të tilla, kur një trajner shkarkohet, që më vonë të kthehet përsëri në postin e tij, nuk janë aspak të rralla.

Sfidanti.al