Një emër i vjedhur nga Batistuta,”Gabigol”, s’vlen për gola!

Interi shpenzoi 30 milionë euro në orën e fundit të merkatos së verës, por askush nuk ja ka parë ende fytyrën. 16 minutat në ndeshjen me Bolonjën ishin të pamjaftueshme për të kuptuar se çfarë di të bëjë braziliani. Bëhet fjalë për Gabriel Barbosën, i ashtëquajturi Gabigol, që vazhdon të jetë një huaj që qëndron në shtëpinë e Interit.
Që nga pasditja e 25 shtatorit(ndeshja me Bolonjën) mediat në Itali, por edhe të gjithë tifozët e Interit kërkojnë të kuptojnë se çfarë di të bëjë Gabigol, ai futbollist që u ble më shumë bujë nga skuadra zikaltër, në konkurencë me më të mëdhatë e Evropës. Trajneri i shkarkuar Frank De Boer është justifikuar disë here, duke thënë se nuk ka kondicionin e duhur dhe ende nuk është përshtatur me futbollin evropian.

Të njejtën gjë ka konfitrmuar edhe Drejtori Teknik i skuadrës dhe tani është shfaqur ideja e huazimit. Sipas burimeve pranë klubit zikaltër mendohet që në merkaton e janarit braziliani të lëshohet me huazim, mundësisht në një skuadër në Serie A, për t’u ambjentuar me ritmin e futbollit italian. Por përpara këtij vendimi do të pritet edhe opinioni i trajnerit të ri.