Napoli ka rigjetur formën mjaft të mirë dhe vazhdimësinë në kampionat, teksa ka marrë një tjetër fitore ndaj Torinos në shifrat 5-3.
Skuadra e Sarrit dhuron një futboll të bukur dhe shënon shumë gola. Mungesa e Milik nuk ndihet aspak kur në fushën e lojës është Mertens. Belgu ka shënuar një “poker” personal duke u ngjitur në kuotën e 10 golave, q sa edhe Higuain.
Goli tjetër erdhi nga Chiriches, ndërkohë që për Torinon realizuan Rossetini, Belotti dhe Falque. Napoli ngjitet në kuotën e 34 pikëve në vendin e tretë në renditje.