Jose Mourinho ka lavdëruar Zlatan Ibrahimovicin pas fitores 2:0 ndaj VBA-së.
Manchester Unitedi ka regjistruar fitoren e tretë me radhë në Premierligë, pasi e mposhti 2:0 Uest Bromich Albionin.
Kjo fitore erdhi fal paraqitjes fantastike të Ibrahimovic, që shënoi dy golat për “Djajtë e Kuq”. Pas ndeshjes trajneri i Unitedit, Jose Mourinho, tha se shumë sulmues të rinj ëndërrojnë të bëjnë paraqitje të ngjashme me Ibrahimivicin.
“Atë që po e bën Ibrahimovic si 35 vjeçar, e ëndërrojnë shumë sulmues 25 vjeçar”, tha fillimisht Mourinho.
“Nuk më duhet t’i them asgjë atij. Ibrahimovic e di se çfarë të bëjë dhe jam i lumtur me punën që po e bën në ligën më të fortë në botë, pavarësisht se është 35 vjeçar. Tani është koha që ai të pushojë”, shtoi portugezi