Padyshim ishte një nga më të mirët e këtij Europiani, dhe la shenjë si pak të tjerë. Simon Kjer u bë simboli i Danimarkës, shpëtimtar i Eriksenit, dhe shpresa e madhe e Milanit për të qenë sërish një skuadër e famshme në Europë. Trajneri Pioli është gati t’i japë shiritin e kapitenit, dhe po ashtu në klubin kuqezi po mendojnë për rinovimin e kontratës. Akordi aktual vlen deri në 2022, pra vitin tjetër, por pavarësisht nga interesimi i klubeve të tjerë, Kjeri duket se pëlqen “San Siron”. “Është shumë mirë tek Milani”, – thotë agjenti i tij, Mikel Bel. Me Milanin dhe Danimarkën ka luajtur 50 ndeshje këtë sezon. Tek italianët ka qenë një nga më të mirët.
Sfidanti.al